‘Kandidati Florjan Binaj, i duhuri’/ PD nis fushatën: Koha e duhur që Tirana të ketë kryetarin që meriton

‘Kandidati Florjan Binaj, i duhuri’/ PD nis fushatën: Koha e duhur që Tirana të ketë kryetarin që meriton

20:45, 06/10/2025

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë, pas publikimit të emrit të kandidatit, Florjan Binaj, i cili është pranuar nga të gjithë faktorët dhe partitë opozitare.

Deputeti Belind Këlliçi, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe Kryetarja e Degës nr. 9 në Tiranë, Eda Grimci, kanë zhvilluar një takim me strukturat e kësaj dege, me qëllim ndezjen e motorëve të fushatës, për zgjedhjen e Florjan Binaj si kryebashkiak i ardhëshëm i Tiranës.

‘Partia Demokratike ka ndezur menjëherë motorët e fushatës. Pas arrestimit dhe shkarkimit të turpshëm të kreut të 5D Erion Veliaj, është koha e duhur që Tirana të ketë kryetarin që meriton. Kandidati ynë Florjan Binaj është i duhuri për të përbashkuar të gjithë opozitarët në kauzën e largimit të tentakulave të korrupsionit nga bashkia e kryeqytetit, me në krye kandidaten me një mal dosje në SPAK, Ogerta Manastirliu!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Takim me kryesinë e Degës nr. 9 në Tiranë, sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm z. Flamur Noka dhe Kryetaren e degës znj. Eda Grimci!

Partia Demokratike ka ndezur menjëherë motorët e fushatës. Pas arrestimit dhe shkarkimit të turpshëm të kreut të 5D Erion Veliaj, është koha e duhur që Tirana të ketë kryetarin që meriton.

Kandidati ynë Florjan Binaj është i duhuri për të përbashkuar të gjithë opozitarët në kauzën e largimit të tentakulave të korrupsionit nga bashkia e kryeqytetit, me në krye kandidaten me një mal dosje në SPAK, Ogerta Manastirliu!

Ekipi ynë përfaqëson qëndresën dhe virtytin.

Partia Demokratike, e vetmja alternativë për ndryshim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco