Së fundmi ai kërkohej nga drejtësia pas urdhërr-arrestit të nxjerrë nga SPAK në maj të këtij viti pasi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë ndaj mikut të tij të dikurshëm Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Zbërthimet e komunikimeve në rrjetin Sky nxorën zbuluar planet që Haka bënte për eliminimin e Durim Bamit për interes të Arben Ndokës.
Haka është në skedarët e policisë në shumë ngjarje i dyshuar si autor e herë të tjera si i mbijetuar nga atentatet.
Në vitin 2019 ai u qëllua me breshëri nga persona të panjohur në derë të shtëpisë së tij në Nikël. Nga ky sulm me armë ai mbeti i plagosur ndërsa halla e tij, Shpresa Basha ndërroi jetë.
Ai i shpëtoi edhe një sulmi me armë në qershor të vitit 2022 po në Nikël ku mori dëmtime të lehta.
Ndërsa në janar të vitit 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por sërish u lirua. Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20-vjeç, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit në vitin 2011, por rifitoi lirinë muaj më vonë për mungesë provash.
Më pas peshën e prangave e provoi në vitin 2018 ku u arrestua dhe bëri një vit burg për armëmbajtje.
Marklen Haka kishte përplasje dhe Gentjan Bejten të vrarë pak muaj më parë në derë të shtëpisë, i cili më herët po ashtu ka qenë shënjestër e disa atentateve të cilat kanë mbetur pa autor.
© SYRI.net