Berisha: Opozita ka vetëm një synim, rrëzimin e Edi Ramës, fitoren mbi narkoshtetin e bashkohet me të gjithë ata që pranojnë këtë objektiv

Berisha: Opozita ka vetëm një synim, rrëzimin e Edi Ramës, fitoren mbi narkoshtetin e bashkohet me të gjithë ata që pranojnë këtë objektiv

20:40, 06/09/2024

Lideri i demokrat, Sali Berisha thotë se synimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i Ramës dhe fitorja mbi narkoshtetin dhe të bashkihen me të gjithë ata që pranojnë këtë objektiv.

Berisha tha se shqiptarët duhet të ndjejnë forcën e PD, një partie që sipas tij, pasi përmbysi diktaturën, u shndërrua në lokomotivën e madhe të integrimit të Shqipërisë në NATO, në Këshillin e Evropës dhe në BE.

Sipas Berishës, shqiptarët do të jenë në shesh, pasi situate në të cilën ndodhet vendi është aty ku nuk mban më.

Shqiptarët janë të frikësuar. U duhet siguri. Vriteni frikën dhe nxirreni çdo grupim të

Shqiptarët janë të frikësuar. U duhet siguri. Vriteni frikën dhe nxirreni çdo grupim të shtypur në protesta të qëndrueshme.

Edi Rama nuk përballon dot kurrë një popull të tërë në këmbë.

Shqipëria në këmbë, ky do jetë motivi ynë.

Vendosni të parën kauzën që do ndiqni.

Filloni protestën dhe hidhuni në sulm kundër narkoshtetit.

Të shohin shqiptarët forcën e PD, forcën e partis që pasi përmbysi diktaturën, u shndërrua në lokomotivën e madhe dhe të vërtetë integrimit të Shqipërisë në NATO, në Këshillin e Europës, në BE.

Të sigurt të jeni ju se sapo të ndizet protesta dhe shqiptarët të ngrihen, luani do zgjohet.

Të gjithë shqiptarët do i kemi në shesh se situata është aty ku nuk mban më miqtë e mi.

Shqiptarët kanë gëlltitur këto 11 vite, gjëra të pagëlltitshme.

Shqiptarët janë gati për revoltë.

Të dashur demokratë, kemi 600 mijë votues që na kanë mbështetur në ditët më të zeza, në ditët më të vështira të historisë së demokracisë.

Pas 9 muajsh janë zgjedhjet.

Opozita nuk ka luksin të ketë pretendime se nuk bashkohem me këtë apo atë.

Ajo ka vetëm një objektiv: rrëzimin e Edi Ramës, fitoren mbi narkoshtetin dhe bashkohet me të gjithë ata që bashkohen në këtë objektiv.

Prandaj miq, mos harroni se kush jeni.

Jeni PD, forca më e madhe demokratike opozitare e vendit, tha Berisha gjatë tubimit qytetar .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco