VIDEO/ Peka: Ndryshimet në policinë e shtetit po bëhen me qëllim sigurimin e një mandati të katërt nga PS

16:49, 06/09/2024

Në edicionin informativ të lajmeve të orës 16:30, në Syri TV, për të folur rreth ndryshimit të kupolës së policisë së shtetit dhe ndikimit në performancë, ishte Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD,  Avenir Peka.

Peka u shpreh se, këto ndryshim nuk do të sjellin asnjë përmirësim në performancë, pasi kjo që po bëhet është vetëm një qarkullim drejtuesish dhe asgjë më tepër.

Ai tha se, këto lëvizje në strukturat e policisë së shtetit, po bëhen në funksion të zgjedhjeve të ardhshme me qëllim sigurimin e një mandati të katërt nga Edi Rama.

 

“Në aspektin e performancës të policisë së shtetit dhe Ministrisë së Brenshme, kjo nuk do të thotë asgje, sepse kjo nuk është lëvizje që përcjellë përmirësimin e performancës se policisë së shtetit por  kjo është një qarkullim drejtuesish.

E dyta është se është praktikë e ministravë të brenshëm që kur fillojnë punën, për tu dukur sikur po bëjnë dicka,  fillojnë me të ashtëquajtërën reformë që konsiston vetëm në lëvizjen e emrave.

Caktimi ministër i një ish-polici militant,  ministër i breënshëm, një njeri apolitik, lëvizjet e tij në lidershipin e policisë së shtetit dhe në strukturat e tjera, bëhet vetëm 9 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Mua më duket që ky si ministër është caktuar ministër për zgjedhjet parlamentare në zgjedhjet e ardhshme.

Edhe lëvizjet në struktuart e policise po vihen në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm por jo në funksion të mbarvajtyjes së zgjedhjeve por në funksion të bashkëpunimit me strukturat partiake të PS, edhe me bandat e krimit të organizuar për të siguruar një mandat të katër të Edi Ramës.”- u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco