Silva Caka nga Partia e Lirisë, mbajti fjalimin e saj në protestën e qytetarëve para bashkise nga ku u shpreh se Tirana është e pajetueshme dhe e paaksesueshme për të gjithë qytetarët.
Ajo tha gjithashtu në protestë se Veliaj ka hedhur një lum me para për plehrat dhe plehrat vërshojnë lum në rrugët e Tiranës.
'Në gjithë këto vite që ky kreu i organizatës terroriste të Tiranës qe drejton këtë bashki për fat të keq, në të gjitha bisedat e diskutimet që qytetarët e Tiranës bejnë, ka një fjalë, që Tirana është e pajetueshme, e paaksesueshme për të gjithë qytetarët. Tirana i ka njësoj rrugët e prishura si për atë që lëviz në këmbë si për atë që lëviz me makinën më të shtrenjë e më të fundit si për atë që përdor transportin publik.
Tirana e ka njësoj transportin publik si për atë që ka një gjendje më të mirë si për atë që nuk e ka, Tirana e ka njësoj lumin e plehrave si për atë që jeton në zona të pasura si për ata që jetojnë në zon atë varfra, Tirana e ka njësoj nivelin e keq të dhënies së shërbimeve si për ata që jetojnë në qëndër të Tiranës dhe për ata që jetojnë në periferi, Tirana është e pajetueshme dhe e paaksesueshme për të gjithë qytetarët. Tirana ngelet qyteti më i pajetueshëm në të gjithë Europen. Veliaj ka hedhur një lum me para për plehrat dhe plehrat vërshojnë lum në rrugët e Tiranës.'- u shpreh Caka.
© SYRI.net