Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka cilësuar një avokat të shpifur në shërbim të krimit, kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Sipas Berishës, Dumani nuk kishte guximin më të vogël të pyeste Ymer Lalën, pas një denoncimi të bërë për vrasje ndaj këtij të fundit.
Gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij, Berisha tha se asnjëherë Lala nuk u pyet nga Dumani për vrasje.
Kryedemokrati Sali Berisha shtoi se nga 35 dosje gjithsej për hetim elektoral në SPAK, vetëm katër prej tyre po hetohen, ndërsa në to ka emra prokurorësh e gjyqtarësh si të përfshirë.
Altin Dumani, ky avokat i shpifur i krimit, ishte ngarkuar të merrte në pyetje Ymer Lalën, i cili ishte denoncuar për vrasje nga një i penduar.
Nga 19 pyetje që i drejtoi mercenari, asnjëra prej tyre nuk ishte për vrasjet.
Ky është hetimi i krimit elektoral që bën njeriu i cili kryeson organizatën kriminale të Skapit të partisë.
Në dosjet, dhe ato janë gjithsej të hapura nga 35, vetëm 4 prej tyre, në këto dosje dalin prokurorë, dalin gjykatës.
Dhe Altin Dumani na thotë se policët, po ai vetë është i tillë.
Ai është vetë para kriminelit përkulet, nuk guxon ta pyesë për denoncimin që i është bërë.
Dhe i gjithë Skapi e din këtë, ndaj i varin teneqenë këtij shërbëtori të Edi Ramës, tha Berisha.
© SYRI.net