Berisha: Taulant Balla takoi çunat e Dubait. Përgjimet tregojnë se janë paguar miliona për emërimet në polici

Berisha: Taulant Balla takoi çunat e Dubait. Përgjimet tregojnë se janë paguar miliona për emërimet në polici

20:25, 05/09/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi drejtëpërdrejtë Taulant Ballën, ish-ministrin e Brendshëm të Edi Ramës, se është takuar me njerëz të botës së krimit në Dubai.

‘Taulant Balla takoi çunat e Dubait. Përgjimet tregojnë se janë paguar miliona për emërimet në polici’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe muisionarë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve fjalëzjarrtë që nga kjo platformë shpërndajnë të vërtetat në të katër anët e vendit.

Nga kjo platformë çjerrin vellon e zezë të censurës që regjimi i drogës, krimit dhe vjedhjeve ka vendosur mbi shqiptarët.

Të dashur miq, këto 10 ditë kanë qenë ditë vrasjesh, eksplozivesh, varjesh, vdekjesh në burg.

Kanë qenë ditë tragjike, por gjithçka ndodh sepse krimi, vrasësit serialë janë vendimmarrësit më të fuqishëm.

Kjo ndodh sepse vrasësit serialë dhe bandat kanë për ushtarë ministrat e qeverisë.

Kanë për ushtarë Taulant Ballërat me shokë.

Kanë lidhje të ngushta me Edi Ramën, me zyrat e tij.

Kanë mbrojtje të plotë nga mercenar Dumani dhe shpura e tij.

Të dashur miq, edhe njëherë theksoj se Shqipëria, shoqëria shqiptare sot për fatin e saj është e ngërthyer nga krimi sa kurrë ndonjëherë në ekzistencën e vet.

Dhe kjo për asnjë arsye tjetër, por se shteti që duhet të luftojë, është një me krimin.

Deri dje ministri i Brendshëm, Taulant Balla Bego Yaris, ndërhyn dhe liron me urdhër të vrasësve, vrasësit që i vunë tritolin tjetrit.

Dy prej tyre dhe nuk i ndodh asgjë sepse ai ka mbrojtjen e bandave, ka mbrojtjen e atyre që e porositën të ndërmarrë aktin kriminal me Vath Stakën për të liruar ata që i vendosën tritolin tjetrit në mes të Shkodrës.

Taulant Balla ishte për vizitë në Dubai. Atje takoi edhe çunat e tij, por regjistrimet tregojnë se janë paguar miliona për emërimet në Tiranë, për emërimet në drejtorinë qendrore të policisë.

Dhe megjithatë ai është ministër shteti sepse më i zhytur në krim është Edi Rama, është Olsi Rama.

Janë parti e krimit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco