Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij me thikë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin A. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) babain e tij, në banesën e tyre, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë një tjetër rast dhune është regjistruar në Vlorë, ku një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja raportohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
© SYRI.net