Çmenduria e betonizimit të Tiranës/ Rritet stoku i apartamenteve, Rama-Veliaj s’ndalen me lejet e ndërtimit e PPP

Çmenduria e betonizimit të Tiranës/ Rritet stoku i apartamenteve, Rama-Veliaj s’ndalen me lejet e ndërtimit e PPP

13:20, 30/08/2024

Ndërtimet pritet të marrin sërish një hov të madh, kryesisht në Tiranë, pas lejeve të dhëna nga Rama dhe Veliaj, duke vënë zbatim skenarin për betonizimin e mëtejshëm të kryeqytetit.

Të dhënat e raportuara nga INSTAT tregojnë rritje të lejeve të ndërtimit, të lëshuara në tremujorin e dytë të vitit.

Image

Sipas të dhënave të INSTAT sipërfaqja e lejeve të reja të ndërtimit në të gjithë vendin ishte 1,2 milionë metër katror me rritje vjetore 12 %. Rritjen më të madhe të dhënies së sipërfaqes për ndërtim e mban Tiraana, me 36% .

Image

Lejet për ndërtime në kryeqytet u dhanë nga qeveria dhe kryebashkiaku Veliaj për ndërtime kullash shumëkatëshe  brenda unazës së Tiranës, nxitën rritjen e sipërfaqes së lejeve për ndërtime, kryesisht nga 35-41 kate për akomodimin e 22 institucioneve shtetërore dhe krijimin e zonave bankare, hapësirave tregtare, hapësirave për zyra me qira

Kullat parashikohen të ndërtohen edhe në periferi të qytetetit, duke u shtrirë kryesisht në Astir, Kashar dhe krah Malit të Dajtit.

E planifikuar si godina më e lartë në kryeqytet është ajo që do të ndërtohet përgjatë Bulevardit të Ri, me 100 kate, e cila planifikon të marrë leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga kryeministri Rama.

Po ashtu, projekte të reja zhvillimore pritet të nisin në Tiranë përkatësisht në zonën e Komunës së Parisit, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”, pranë shkollës “Harry Fultz” dhe te Fakulteti i inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet t’i japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco