Skandali i mbetjeve toksike, si u përpoq Belinda Balluku të shfajësoje Autoritetin Portual në varësi të saj

14:43, 28/08/2024

Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjegjëse për Portin e Durrësit, Belinda Balluku ka deklaruar sot me gojën e saj në një dalje për mediat se  Autoriteti Portual i Durrësit është inekzistent dhe se në këtë port futet e del çdo gjë e mundshme.

Skandali mbetjeve toksike është dukshëm një skandal që ka ndodhur në dijeni të plotë dhe me leje të shtetit shqiptar.

Të gjitha institucionet shtetërore kanë reaguan në mënyrë kundërthënëse nga njëra-tjetra, fillimisht ishte ministria e Mjedisit që në një përgjigje për Bloomberg tentoi t’ia lerë fajin KURUM-it, por që u përgënjeshtrua më vonë nga kompania. Më pas ishte dogana, përfshirë autoritetin portual që tentoi ta zhvendosë problemin në Kosovë, se mbetjet toksike kishin ardhur nga Kosova, gjë që u hodh po ashtu poshtë nga autoritetet shtetërore të Kosovës.

Dhe së fundi Belinda, e cila në vend të një shpjegimi shtetures për një skandal që ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe u zbulua nga media ndërkombëtare, sulmon Syrin pse pasqyroi skandalin dhe pse ka ngritur pyetje se si ka ndodhur e gjithë kjo nën hundën e shtetit.

Autoriteti Portual, Dogana janë kufiri, zona e sigurisë së fundit për çdo gjë që del nga Shqipëria, dhe zona e sigurisë e para, filtri kryesor për çdo gjë që futet në Shqipëri.

Dhe për këtë ministrja Balluku thotë se nuk ka asnjë përgjejgësi, por përgjegjësinë  e kanë mediat që i japin lajmin publikut se shteti i tyre është transformuar në një organizatë në shërbim të mafies e trafiqeve kombëtare e ndërkombëtare.

Ministrja Balluku ka ua hodhi fajin mediave, kur tha se një gjë e tillë mori të tilla përmasa vetëm si pasojë e vëmendjes që iu kushtua në media.

Ajo u shpreh nder te tjera se “Qeveria dhe institucionet janë angazhuar në bashkëpunim me Olaf, kërkoj që secili prej jush t’i japë kohën e duhur drejtësisë”.

“Çështje delikate që e konsideroj shumë të komplikuar nga ana juridike dhe procedurale. Po preket imazhi i Shqipërisë, të presim vendimet nga proceset që kanë nisur. Çështja tani ka marrë emrin “Porti i Durrësit”, që është komplet e ndryshme nga çështja e mbetjeve të rrezikshme. Kjo sepse kam vënë re që përfshihet Ministria e Infrastrukturës e energjisë Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera.

Regjimi i transportit të mbetjeve të rrezikshme ka nisur në 1998. Ka një protokoll të vendosur për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka bërë me dije të gjithë mediave që kanë pasur interes për këtë çështje. Nuk është asgjë e re. Ka eksport dhe tranzitim të mbetjeve të rrezikshme. Ishte një procedurë normale deri në momentin që mori këtë vëmendje mediatike.

Janë procesuar nga koncesionari i huaj. Qeveria dhe institucionet janë angazhuar në bashkëpunim me Olaf, kërkoj që secili prej jush t’i japë kohën e duhur drejtësisë. Të mos kthejmë një çështje të tillë procedurale në një çështje kombëtare e ndërkombëtare që godet Shqipërinë në periudhën e saj më të mirë të sezonit turistik“, tha ajo.

 

Pra, sipas Ballukut, Autoriteti Portual është një institucon fiktiv dhe që nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarë hyn e del nga porti më i madh i vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco