Mandrrecaj: Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë pësuar rritjen më të madhe të cmimeve të banesave në rajon

Mandrrecaj: Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë pësuar rritjen më të madhe të cmimeve të banesave në rajon

12:41, 28/08/2024

 Sot në intervistën e ditës, në edicionin informativ të orës 12:30. në Syri TV, i ftuar Alberto Mandrrecaj ekspert imobiljarë, për të folur rreth rritjes së çmimeve të banesavë në vendin tonë.

Ai u shpreh se Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë pësuar rritjen më të madhe të çmimeve të banesave në rajon.

Mandrrecaj tha se, apartamentet po blihen nga individë të cilët i shohin si një formë biznesi industrinë imobiljare.

“Ideja është se ne nisemi duke marrë për bazë tregun e Tiranës dhe tregun e Shqipërisë nëqoftëse krahasohemi me rajonin vërejmë rrijtje në të gjithë rajonin por më shumë spikat në pjesën e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës.

Paraprakisht apartamentët po blihen nga persona që kanë një apo dy banesa dhe e shohin industrinë imobiljare si mënyre biznesi.

Gjithë elementët ndikojnë në tregun imobiljarë duke filluar nga ndryshimi i euros pasi ne jemi një treg shumë i vogël.”-u shpreh ai

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco