VIDEO/ Bushkolaj: Policia e shtetit mendjen te propaganda, e paaftë të krijojë një strategji kundër krimit

17:37, 26/08/2024

Gazetari, Elkier Bushkolaj i cili ishte i ftuar në një intervistë në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca është shprehur se raset e vrasjeve në 3 muajt e fundit janë raste tipike mafioze,të niveleve të mirëorganizuara që tregojnë edhe një herë nivelin që kane grupet kriminale edhe paaftesin e policisë për tu përballur me to vecanërisht nëpër zona provinciale, sidomos në zonat provinciale, aty shënohen dhe ngjarjert më të rënda sa i përket mënyrës së organizimit nga ana e grupeve kriminale, pasi atje policia është thuajsë e neutralizuar.

Bushkolaj ka theksuar se vëmendja e polisisë së shtetit për të hartuar një strategji kundër krimit nuk është ose mungon. Shqipëria , thotë Bushkolaj, ka 2 episode të mira në raport me luften kundër krimit, e para lidhet me asgjesimin e bandave pas vitit 97, që u mblodhën efektivët më të mirë dhe dhanë kontributin e tyre, u zhvilluan disa operacione, pastaj vjen pjesa që cilësohet e artë e policisë së shtetit që lidhet nga viti 2005 deri në vitin 2008.  Ku atëherë, sipas Bushkolajt, shumë prej grupeve kriminale u goditën, dhe u sekuestruan asete finaciare.

 

'Përgjithsisht krimi nuk para bën pushime dhe ndër periudhat e tij më të spikatura është pikërisht sezoni veror dhe periudha e festave të fundvitit, kur edhe numri i banorëve rritet edhe për shkak të emigrantëve që kthehen apo edhe për shkak të turistëve dhe vëmëndja e policisë është pak më e shpërqëndruar për shkak edhe një pjesë e fokusit të policisë përqëndrohet tek protestat, një pjesë përqëndrohet tek menaxhimi i trafikut, një pjesë tjetër shumë e rëndësishmë përqëndrohet tek pjesa propagandisike, shpërndarja e shisheve të ujit apo videot propagandistike që bën qeveria, por edhe këtë verë duhet thënë ishte një verë e nxehtë krimi, me një bilanc prej 18 të vrarësh në tre muaj nga qershori deri në gusht, dhe gushti ende nuk është mbyllur.

Disa prej tyre janë ngjarje kriminale, atentate tipike mafioze sikurse është ai i 20 korrikut në zonën e Memaliajt ku kemi 3 të vrarë, një ndër to Shyqyri Kalemi, babai i një personi me rekorde dhe me precendentë, kryesisht jashtë vendit, por aty kanë humbur jetën edhe 2 persona sepse ndodheshin në kohën edhe në vendin e gabuar, ishte kamarjeri i lokalit, ishte edhe një klient i lokalit.

Një rart i përsëritur, tipik mafioz i niveleve të mirëorganizuara që tregon edhe një herë nivelin që kane grupet kriminale edhe paaftesin e policisë për tu përballur me to vecanërisht nëpër zona provinciale pra, sidomos në zonat provinciale, aty shënohen dhe ngjarjet më të rënda sa i përket mënyrës së organizimit nga ana e grupeve kriminale, pasi atje policia është thuajsë e neutralizuar.

Pra janë policë që kanë mbëtur aty, shumica të patrajnuar, shumica të braktsr nga eprorët dhe nga drejtuesit e institucioneve dhe tragjeditë nëpër qytete dhe periferitë shqiptare janë shumë të rënda.

Vëmendja e polisisë së shtetit për të hartuar një strategji kundër krimit nuk është ose mungon, të paktën mungon vullneti. Shqipëria ka 2 episode të mira në raport me luften kundër krimit, e para lidhet me asgjesimin e bandave pas vitit 97, që u mblodhën efektivët më të mirë dhe dhanë kontributin e tyre, u zhvilluan disa operacione, pastaj vjen pjesa që cilësohet e artë e policisë së shtetit që lidhet nga viti 2005 deri në vitin 2008, ku atëherë për hir të së vërtetës shumë prej grupeve kriminale u goditën, u sekuestruan asete finaciare, po flasim për grupe kriminale si banda e Durrësit apo banda e Tiranës apo banda e Lushnjes që nuk prekeshin prej vitesh e mbi të gjitha kishin kapital.

Sot, për fat të keq shumë grupe kriminale janë rikthyer po aq të fuqishme, ndoshta edhe më të fuqishme se sa në ato vite kuptohet edhe për shkak të ndërkombëtarizimit të grupeve kriminale pra aleanca që lidhen me grupe të tjera ballkanike, qoftë ato serbe , apo kroate apo edhe italjane, ka ndikuar në fuqizimin e tyre dhe puna e policisë për ti luftuar këo grupë kriminale nuk ka qënë me këto ritme. Ne duhet ta kuptojme që cdo operacion i sukseshëm që është kryer nga autoritetet shqiptare e ka burimin nga jashtë vendit. Janë materiale të gatshme, dhe përgjimet e 'SKY' ne na erdhën të gatshme, ne nuk kemi nje dosje për një grup kriminal që vetë SPAK u që supozohet që është institucioni elitë sa i përket kësaj fushe ta nisë me themel.'- u shpreh Bushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco