SYRI TV/ 3 të vdekur në burgje, mes tyre ‘i forti i Vlorës’...

15:49, 26/08/2024

Të dënuar apo të paraburgosur kanë ndërruar jetë në burgjet e vendit dy ditët e fundit. Burgjet njoftuan vdekjen e Fotaq Zharisë, i njohur si i forti i Vlorës, i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Ndërkohë, është gjetur në dushin e qelisë i pa jetë edhe i dënuari për kultivim droge Erlad Helshani 44 vjeç i cili trajtohej me ilaçe për hipertension. Më herët, ka ndërruar jetë edhe Zyhdi Shehu, i arrestuar para disa javësh për vrasjen e një të moshuari në një azil në Tiranë.

Syri tv

3 persona kanë humbur jetën në burgjet shqiptare në rrethana të ndryshme. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se humbi jetën në Spitalin “Nënë Tereza” pas një beteje prej gati dy dekadash, si pasojë isuficencës respiratore Fotaq Zaharia 64 vjeç. Zaharia i njohur si ‘I forti i Vlorës”,  ishte shtruar në spital dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024. Ai po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024.

Që prej momentit kur mbeti I plagosur gjatë operacionit për arrestimin e tij, Zharia, nuk ndaloi përpjekjet me drejtësinë. Ai kërkonte nga autoritetet t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi gjendja e tij ishte rënduar, por kjo kërkesë nuk gjeti zbatim. Në vitin 2015, Gjykata e Krujës urdhëroi autoritetet që të kryejnë një ndërhyrje të dytë kirurgjikale. Në vitin 2016, Gjykata e Strasburgut konstatoi që ky vendim nuk ekzekutohej dhe dha një masë të përkohshme, duke u kërkuar autoriteteve shqiptare që të zbatojë vendimin e Krujës. Por asnjëri prej vendimeve nuk u zbatua, me argumentin se nuk gjendej mundësia spitalore për një ndërhyrje të tillë në Shqipëri, teksa Strasburgu vendosi dëmshpërblimin e Zaharisë me 13 mijë euro. Fotaq Zaharia, i cilësuar gjatë fundviteve ’90 fillim viteve 2000 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve me armë që kryente, kaloi në sitën e verifikimit financiar të OFL-së disa vite më parë.

Zaharia ishte plagosur në operacionin e arrestimit 17 vite më pare, teksa ai tentoi të vrasë ish-shefin e krimeve në Vlorë Gentian Musabelliu. Në atë kohë Prokuroria arriti t’i provonte akuzën e grabitjes me armë si dhe pengmarrjen e gruas së një biznesmeni. Më 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili, Armando Bega e Haxhi Hoxha, janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshin me masë sigurimi "arrest në burg".  

Po këtë të hënë, Burgjet njoftuan vdekjen e një tjetër të dënuari për kultivim narkotikësh. 43 vjeçari Erlad Helshani nga Kavajai u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Ai trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë.  Më herët u njoftua vdekja e të paraburgosurit Zyhdi Shehu, i arrestuar për vrasjen në një azil të moshuarish të Virgjil Veshos. Shehu ishte transferuar në burgun e Shënkollit në Lezhë, teksa gjykata kishte urdhëruar shtrimin e tij në spital psikiatrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco