‘Tirana Diplo 2024’/ Berisha thirrje diplomatëve: Distancohuni nga narkoshteti dhe shërbejini shqiptarëve e kombit

15:06, 26/08/2024

Kryetari i Partisë demokratike gjatë deklaratës për mediat, ku denoncoi Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” të mbajtur sit në Tiranë, si përpjekje e Edi Ramës për të vënë shërbimin diplomatik shqiptar në shërbim të krimit dhe interesave të mafies kombëtare dhe ndërkombëtare u bëri thirrje diplomatëve që të distancohen dhe narkoshteti dhe t’i shërbejnë interesave të qytetarëve shqiptarë dhe kombit.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

“Një rast unik kur po bëhen katër vite që nga dita e vendimit të hapjes së negociatave dhe ato ende nuk janë hapur për kapitujt dhe kjo për shkak të vendimeve antikushtetuese, antidemokratike të Edi Ramës.

Edi Rama në këtë takim u përpoq që t’i jepte ngjyrat e zeza partiake diplomacisë shqiptare. Ta paraqesë atë si diplomacinë  e partisë shtet. Në këtë kontekst jam i bindur se një diplomaci në funksion të interesave të Edi Ramës është një diplomaci në dëm të madh të interesave të Shqipërisë dhe shqiptareve. Ndaj edhe unë u bëj thirrje diplomatëve shqiptarë që të qëndrojnë si përfaqësues të Shqipërisë dhe jo si përfaqësues të kreut të narkoshteti, Edi Ramës. Nuk mund të mos ritheksoj se kjo konferencë mblidhet në një kohë kur, pavarësisht nga lusta, Edi Rama është personi i vetëm që ka rekrutuar me korrupsion famëziun McGonigal për ta përdorur kundër opozitësh shqiptare. Rekrutoi në korrupsion me Agaçin e tij, njeriun e besuar nga autoritetet italiane për të luftuar në luftën kundërt drogës në Shqipëri, gjeneral Lisin.

Edi Rama figuron tashmë në dosjet e mëdha së bashku me vëllain e tij të vjedhjeve të shekullit dhe të trafiqeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe një herë duke dënuar zbatimin e parimeve të narkoshtetit në diplomacinë shqiptare, ju bëj thirrje edhe njëherë diplomatëve të qëndrojnë përfaqësues të vendit dhe kombit të tyre dhe jo të një klike, të një kaste, të një ekipi i cili sundon në aleancë me krimin, i cili sundon me drogën dhe krimin.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco