Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat ka komentuar Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” , të zhvilluar këtë të hënë në kryeqytet.
Sipas Berishës, konferenca vjen në një kohë kur politika shqiptare po dështon në diplomaci, me arsyetimin e vetëm që sipas liderit të opozitës, institucionet e narko-shtetit nuk mund të përmbushin detyrat e tyre Kushtetuese.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se Rama nuk foli për ngrirjen, pothuajse de-facto të marrëdhënieve me Kosovën, pasi më haptas se Vuçiç, shpalli sanksione ndaj saj.
Berisha akuzoi Ramën, se duke sulmuar Albin Kurtin, loboi me paturpësi për mosakordimin e liberalizimit të vizave të Kosovës me BE-në, si akti më flagrant dhe armiqësor ndaj një vendi të të pavarur, shumica dërrmuese e të cilit është shqiptar.
Rama, sipas Berishës vijon politikën e tij të interesave mafioze dhe interesave klienteliste në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se gënjeu për hapjen e kapitujve të parë për negociatat e Shqipërisë me BE.
“Konferenca mblidhet në një moment dështimesh të mëdha të politikës shqiptare në radhe të parë, ndjekur kjo edhe nga diplomacia, për shkakun më themelor sepse institucionet e narkoshtetit nuk mund të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese. Edi Rama nuk foli një fjalë për marrëdhëniet e ngrira që ka krijuar ai me fëinjin jugor, kryekëput për interesa mafioze të tija personale në trojet dhe brigjet e Bashkisë Himarës. Nuk foli një fjalë për burgosjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë dhe rrëmbimin e mandatit në mëyrë që të garantojë se do të përvetësojë ato që nuk i takojnë. Edi Rama nuk foli një fjalë për ngrirjen, pothuajse defacto të marrëdhënieve me Kosovën, pasi më haptas se Aleksandër Vuçiç shpalli sanksione ndaj saj. Sulmoi me egërsi kryeministrin e saj, loboi me paturpësi për mosakordimin e liberalizimit të vizave, akt flagrant armiqësor ndaj një vendi të lirë dhe të pavarur, aq më tepër ndaj një vendi që banohen nga mbi 90% shqiptarë. Edi Rama ngriu marrëdhëniet me Rep. e Maqedonisë së Veriut sepse u angazhua në më nyrë të paskrupull në fushtatën elektorale. Marrëdhënie pothuajse të ngrira ka edhe me Malin e Zi. Të gjitha këto sepse Tirana e Edi Ramës nuk respekton asnjë parim që rregullojnë marrëdhëniet ndërshtetërorë, por ndjek vetëm interesa mafioze dhe interesa klienteliste në marrëdhëniet ndërkombëtare. Së dyti mashtroi për hapjen e kapitulli të parë të negociatave. Në dhjetor Europa i vendosi 5 kushte të tjera të reja. Shqipëria sot është vendi i burgosjeve politike, i persekutimit politik. Shqipëria është sot vendi i vetëm në Evropë ku tre liderët e opozitës janë të burgosur ose në në ndjekje penale.
© SYRI.net