Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar aksionin politik të Partisë Demokratike, si provën më të madhe dhe më të vështirë përgjatë këtyre viteve të demokracisë.
‘Prova jonë është më e madhja, më e vështira, por është më fisnikja, më e shenjta në tërë ekzistencën e PD-së’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Prova jonë është më e madhja, më e vështira, por është më fisnikja, më e shenjta në tërë ekzistencën e PD-së.
A do përmbysë diktaturën e krimit dhe drogës kjo parti apo do firmosë fasadën e saj për t’u vjedhur përsëri mandatet qytetarëve shqiptarë?
Mosbindje civile, greva, greva urie, protesta, të gjitha format, ja të vdesim ja të rrojmë për liri.
Votën nuk duhet ta falim kurrë!
Nuk mundet kurrë të mposhtë një popull një grup hajdutësh, kriminelësh, vjedhësish.
Çdo shqiptar t’i bëjë thirrje guximit të tij.
Çdo shqiptar t’i bëjë thirrje virtytit të tij.
T’i bëjë thirrje dashurisë dhe detyrimit që ka ndaj këtij vendi.
Ndeshja finale na pret.
Duhen vepra, duhen vepra, duhen vepra!
Duhet fitore, fitore, fitore!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore!
© SYRI.net