I ftuar në edicionin Ora 19.00 në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko për të diskutuar mbi dyshimet se nga Shqipëria është nisur një anije e cila përmban lëndë të rrezikshme në drejtim të Tajlandës ishte Drejtori i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka.
Peka është shprehur se kjo është diçka më e madhe dhe përtej asaj që ne kemi parë në lajme dhe mund të jetë më e ndyre nga se kemi menduar.
"Ka një element që më shqetëson, Tajlanda është shumë larg Shqipërisë dhe marrja e mbetjeve të rrezikshme ërm ti dërguar atje kostoja është shumë e lartë. Mbetjet teknologjike që të shkojnë nga Shqipëria për në Tajlandë duke ditur faktin që Kanali i Suezit është i bllokuar sjell një kosto shumë të lartë dhe nuk më ngjan se kjo është e mundur.
Mendoj se është diçka përtej asaj që ne kemi parë në jame dhe mund tqë jetë më e ndyre nga se kemi menduar.
Nëse një anije e tillë me përmasa aq të mëdha niset nga Shqipëria me lëndë toksike për ti dërguar në Azi do të thotë se ka një mbështetje të lartë politike sepse mendoj se ku ka plehra ka mafie.
Ne pamë rastin e inceneratorëve si ai i Tiranës që është një nga momentet e SPAK që të provonte që reforma në drejtësi mund të kishte sukses, por faktikisht kjo dështoi një herë e mirë nga partizanllëku politik."
© SYRI.net