Deklaratat e Celibashit për kartat e skaduara, Koka: Kryemercenari i KQZ-së…

Deklaratat e Celibashit për kartat e skaduara, Koka: Kryemercenari i KQZ-së…

13:13, 04/08/2024

Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas deklaratave të kreut të KQZ| Ilirian Celibashi bërë nga Himara ku sot po zhvillohen zgjedhjet për kreun e bashkisë.

“Praktikisht 25% e qytetareve të Himarës nuk mund të votojnë sot në zgjedhjet e pjeseshme lokale dhe ai që duhet të ishte garantori i mundësisë së votimit të qytetarëve thotë pa pike turpi "nuk dua ta komentoj këtë çështje", shkruan Koka në facebook

Postimi:

Kryemercenari i KQZ-së!

Eshtë çmenduri të dëgjosh sot përgjigjet e Ilirjan Celibashit në Himarë i cili pranon si pa gjë të keq, që 6 mijë qytetarë nuk mund të votojnë sot për shkak të skadimit të kartës së identitetit! Praktikisht 25% e qytetarëve të Himarës nuk mund të votojnë sot në zgjedhjet e pjesëshme lokale dhe ai që duhet të ishte garantori i mundësisë së votimit të qytetarëve thotë pa pike turpi "nuk dua ta komentoj këtë çeshtje". Ore po për çfare del e flet kur nuk mban përgjegjësi as për mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet e pjesësshme në Kukës, vendimarrja ishte direkte për shtyrjen e afatit të kartave e po kshu ndodh në çdo proces zgjedhor! Nuk po paragjykoj se çfare orientimi politik kanë 6 mijë votues, por pamundësia e tyre për të votuar sot është qartazi një sabotim i vetëdijshem në aksin KQZ-Ministria e Brendshme!

p.s...fiks banaliteti i të keqes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco