Logopedi Erges Esekiu, ishte pjesë e tubimit të përditshëm qytetar në mbështetje të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Esekiu tha nga foltorja poshtë banesës në liderit të opozitës se votimi nga diaspora që u miratua në parlament ishte arritje e PD, dhe se Berisha e ka kërkuar që në 2012 të votojë diaspora.
'Altin Dumani do të mbahesh edhe ti përgjegjës, bashkë me ata të tjerët, bashkë më Millonain që kërcënon dëshmitarin se do e fusi në hale, atje do shkojë vetë ajo ndyrsirë.
Nuk mund të mbahet lideri i opozitës i mbyllur se ka prokuror që skanë këllqe.
U votuan 2 pika javën e kaluar në parlament por shume demokratë u keqkuptuan por një ishte arritje e jona që Sali Berisha e ka kërkuar që në 2012 të votojë diaspora. U hap më tepër lista dhe është fatkeqsi kush mërzitet. Unë jam për mazhoritar, unë përballë socialistit, unë përballë kriminelit, une nuk mund të garoj edhe me kundërshtarin edhe me shokun tim se kush do mari më shumë vota brenda PD.
Emrin se kush do të përfaqësojë PD do ta vendosë kryetari dhe kryesia e PD, nuk do të vijë nga hiçi.'- u shpreh Esekiu.
© SYRI.net