Ahmetaj denoncon Ramën: Ka kërcënuar drejtëpërdrejtë punonjësin e AKSHI-t

23:02, 29/07/2024

Arben Ahmetaj, ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, ka akuzuar kryeministrin se ka kërcënuar drejtëpërdrejtë punonjësin e AKSHI-t.

‘AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën’, u shpreh Ahmetaj.

Biseda në studio:

Ahmetaj: AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha...

Peka: Danieli kush është?

Ahmetaj: Një ish-punonjës i ABS.

Peka: Është kërcënuar nga kryeministri?

Ahmetaj: Po, drejt për së drejti. Ta thashë edhe njëherë, le të dalë me batuta. Ky i kërkuari, ky derri në pyll, ky pa atdhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco