EMRI/ Konflikti për një vajzë la pas 1 të plagosur në Tale të Lezhës, autori ishte i shoqëruar

EMRI/ Konflikti për një vajzë la pas 1 të plagosur në Tale të Lezhës, autori ishte i shoqëruar

16:19, 21/07/2024

Të shtëna me armë janë rregjistruar mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas burimeve për mediat, pas konfliktit, mbeti i plagosur Alfred Marku i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga raportimet e mediave mësohet se autori kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me një vajzë, të cilën sipas informacioneve Marku e ka ngacmuar çka ka bërë që autori dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt.

Fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra e më tej autori pasi ka marrë një armë zjarri, pistoletë ka plagosur Alfred Markun.

Pas ngjarjes ai është arratisur, teksa policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco