32 vite nga vrasja e Paolo Borselinos/ Meta: Shqipërisë i mungojnë prokurorë të tillë! Këtu mafia ka shtetin e vet

32 vite nga vrasja e Paolo Borselinos/ Meta: Shqipërisë i mungojnë prokurorë të tillë! Këtu mafia ka shtetin e vet

17:32, 19/07/2024

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar 32-vjetorin e vrasjen e prokurorit italian Paolo Borsellino nga mafia italiane.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se ‘Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet’.

Postimi i plotë:

Paolo Borsellino, si kolegu i tij Giovanni Falcone, e pagoi me jetë, 32 vite më parë, luftën e drejtë kundër mafias!

Në funeralin e Falcones ai iu drejtua prokurorëve më të rinj: "Unë i kam dhënë fjalën Falcones e do t'i shkoj deri në fund. Ju jeni me fat se nuk ia keni dhënë fjalën askujt. Por duhet ta dini se çdo njeri është i vdekshëm në këtë botë. I pavdekshëm është vetëm ai ideja e të cilit vazhdon të ecë me këmbët e të tjerëve edhe kur ai nuk jeton më. Ndaj Falcone është i pavdekshëm se nga sot ideja e tij do të ecë me këmbët e mia"

Fjalë burri, patrioti, prokurori dhe siçiliani!

Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet.

Përmbysja e pashmangshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco