SYRI TV/ Berisha: 430 mln euro në resortet e klanit Rama, turizmi po kthehet në mallkim për shqiptarët

21:29, 17/07/2024

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron turizimin në vend, duke investuar vetëm në restortet e klientëve dhe miqve të tij.

Në fjalën drejtuar mbështetësve që si çdo mbremje, u mblodhën poshte banesës së tij, lideri I opozitës, deklaroi se pasuria perrallore e turizimit, po kthehet në një mallkim për shqiptaret, për shkak të keqmenaxhimit te qeverisë. 

Kreu demokrat, ju kundërpërgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi vlonjatët për rritjen e çmimeve, gjatë sezonit turistik.

Lideri i demokratëve, u ndal dhe te protesta e opozitës, para bashkisë së Tiranës, duke u bërë thirrje qytetarëve të vijojnë betejen deri në largimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco