Pas denoncimit të bërë nga kreu I KLSH –së për tregtimnin e akulloreve të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktotojnë kancer, Partia Demokratike akuzoi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit se është përgjegjës për mos bërjen e analizave. Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në selinë blu Ilir Alimehmeti, denoncoi rastet kur sjanë bërë analizat e nevojshme, ndërsa AKU bëri me dije se pas marrjes së njoftimit është asgjesuar sasia e këtij produkti.
SYRI TV
Partia Demokratike akuzoi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit se është përgjegjës për mos bërjen e analizave për akulloret që përmbajnë oksid etilenin që shkakton kancer. Në një dalje për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Ilir Alimehmeti denoncoi rastet kur Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimor nuk ka kryer analizat e e nevojshme.
Ndërkohë pas lajmit të bërë me dije një ditë më parë dhe akuzave të Alimehmetit, ka reaguar Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, I cili thote se pas njOftimit të marrë është bllokuar dhe asgjesuar sasia e këtij produkti.
Brenda periudhës 7 ditore nga marrja e njoftimit, është kryer inspektimi në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti. Nga ana e AKU është bërë njoftimi për konsumatorin për produktet e përcaktuara në Lot-e respektive, për moskonsumim dhe kthim mbrapsht në pikat e shitjes ku e kishin blerë.
Një ditë më parë, Kreu i KLSH, Arben Shehu ngriti alarmin në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për tregtimnin e akulloreve të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktotojnë kancer.
Shehu solli në vëmendje një raport të 2021, për qarkullim e akulloreve të ambalazhuara me përmbajtje kancerogjeni teksa hodhi akuza të forta ndaj AKU-së se nuk mori masa edhe pse u vu në dijeni.
© SYRI.net