Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksadër Arvizu, ka qenë ditën e sotme në Shqipëri ku është dekoruar nga Erion Veliaj me “Çelësin e Tiranës”.
Ajo që bie në sy është bojkotimi që ambasada e shtetit të tij i ka bërë ish-ambasadorit, ku bie në sy veçanërisht mungesa e të Ngarkuarit me Punë, David Wisner.
Në ceremoninë e organizuar nga Veliaj në Bashkinë e Tiranës, e njohur ndryshë tashmë si strofulla e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës dhe kompanisë ‘5D’, mungesa e përfaqësuesve të ambasadës është shumë domethënëse.
Erion Veliaj deklaron në tavolina me miqtë e tij se Edi Rama nuk ka çfarë i bën sepse ai ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, po përpiqet vazhdimisht të përdorë këdo që mundet për të treguar që e ka këtë mbështetje dhe ndihet i pathyeshëm nga kryeministri.
E tillë ngjan se është edhe përdorimi i një ish-ambasadori si Arvizu për ta dekoruar.
Por ndryshe nga rastet të tjera kur ambasada tregon kujdes me prezencë në përfaqësim në të tilla evente, këtë radhë është treguar e kujdesshme duke mos qenë prezente.
Mungesa e Wisner-it sot duket se është një mesazh edhe për ish-ambasadorin e tyre duke e lënë vetëm me kreun e grupit të strukturuar kriminal të Bashkisë së Tiranës.
© SYRI.net