Në SHBA po mbahet Konventa Republikane 4 ditore dhe Partia Reopublikane Shqiptare është pjesë e të njëjtës organizatë ku bëjnë pjesë edhe republikanët amerikanë.
Për këtë dhe të tjera ka qenë i ftuar në intervistën e edicionit të mesditës në Syri tv kreu i republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu i cili ka komentuar situatën pas sulmit ndaj Trump.
Fatmir Mediu: Asnjëherë nuk mbaron së mësuari politikën duke parë se ç’bëhet në politikën amerikane në mënyrën e organizimit të aktiviteteve të tyre por edhe në mënyrën e bashkimit të të gjithë politikës Republikane drejt një qëllimi për të fituar zgjedhjet. Fryma është jashtëzakonisht pozitive mbas tentativës për vrasjen e ish Presidentit Trump. Duket qartësisht se është një bindje të të gjithë republikanët që ishte një mrekulli e zotit ajo që e shpëtoi Presidentin Trump dhe besimi në zot është kthyer tanimë në një nga motivet kryesore të republikanëve amerikanë. Dhe nëse e keni ndjekur, hapet dhe mbyllet me një lutje për të gjithë dhe SHBA. Dhe çështja e besimit dhe familjes kanë zënë një temë shumë të rëndësishme në këtë diskutim të kësaj konvente dhe idetë republikane të kësaj platforme që tashmë është përcaktuar qartësisht. Ajo që ka ndodhur po të flas për Presidentin Trump, është tashmë shumë më i hapur, ka bashkuar të gjithë kundërshtarët brenda republikanëve....
© SYRI.net