EMRI/ Dhunoi motrën dhe tentoi ta përdhunojë, arrestohet 24-vjeçari

EMRI/ Dhunoi motrën dhe tentoi ta përdhunojë, arrestohet 24-vjeçari

11:35, 06/04/2024

Dhunoi motrën e tij dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në banesë, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari në Shkodër.

Raportohet se në pranga u vendos Artur Qokaj.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasi 24 vjeç, Artur Qokaj, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco