Shkrumbohet lokali në Shijak, dëmet të pallogaritshme Foto ilustruese

Shkrumbohet lokali në Shijak, dëmet të pallogaritshme

08:33, 05/10/2023

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në periferi të Shijakut, duke u shkrumbuar pjesa më e madhe e tij.

Sipas të dhënave, pavarësisht se flakët janë evidentuar menjëherë, ndërhyrja ka qenë e vështirë, për shkak të përbërjes së lokalit.

Bëhet fjalë për një subjekt në zonën e quajtur Shahinaj në Shijak, ku pas ndërhyrjes është bërë dhe fikja e vatrës.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet që të ketë qënë aksidental në një prej zonave të gatimit. Policia ka nisur hetimet.

Brenda lokalit të djegur në Shijak, mësohet po ashtu se janë shkrumbuar dhe shpendë e kafshë që ndodheshin brenda restorantit. Sipas të dhënave bëhet fjalë për papagaj dhe majmunë që mbaheshin brenda ambienteve të shkrumbuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco