Një 19-vjeçare nga Shqipëria është goditur me thikë në këmbë nga një burrë në Selanik. Ngjarja ka ndodhur në një park në zonën e Sykies.
Sipas burimeve 19-vjeçarja është goditur nga një burrë i panjohur edhe i paidentifikuar në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou rreth orës 5:30 të pasdites ditën e djeshme.
Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të bërtiturat e vajzës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori është arratisur. 19-vjeçarja u paraqit e vetme në spitalin e Hipokratit, ku rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat greke.
© SYRI.net