EMRI/ I kërcënohet jeta, Altin Dumanin kërkon mbrojtje te posaçme për prokuroren e SPAK

EMRI/ I kërcënohet jeta, Altin Dumanin kërkon mbrojtje te posaçme për prokuroren e SPAK

10:34, 01/10/2023

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i është drejtuar Policisë së Shtetit me një shkresë ku i kërkon marrjen në mbrojtje të prokurores Doloreza Musabelliu.

Gazetarja e SYRI TV, Bleona Sari raporton se, emri u prokurores është përmend nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, si person që ishte planifikuar të eliminohej nga Laert Haxhiu dhe grupi i tij për shkak se kishte hetuar dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Sipas ndryshimeve me reformën e re në drejtësi, Policia merr menjëherë në mbrojtje prokurorët sapo të kërkohet nga ana e SPAK, megjithatë të hënën pritet të dalë në një deklaratë zyrtare edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të njëjtën çështje.

KLP pritet të ketë reagim edhe për nxjerrje të akteve dhe sekreteve hetimore, të publikuara në media.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco