EMRI/ Vdes shqiptari në Itali, kishte dalë të mblidhte kërpudha

EMRI/ Vdes shqiptari në Itali, kishte dalë të mblidhte kërpudha

10:22, 01/10/2023

Fat tragjik për një shqiptar 60-vjeçar, që kishte dalë të mblidhte kërpudha në mal.

Jani Gjoni, ka humbur jetën një ditë më parë në Piemonte, Itali pasi ka rënë nga një lartësi e madhe, rreth 50 metra, raportojnë mediat italiane.

Gjoni jetonte në Borgosesia me familjen e tij dhe kishte shkuar me një mik për të kërkuar kërpudha. Fatkeqësisht ai ka rrëshqitur nga një shkëmb, në një zonë jo larg liqenit të Rimaskos, duke u plagosur për vdekje.

Ky është aksidenti i tretë me vdekje që përfshin gjuetarët e kërpudhave në Valsesia që nga fillimi i sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco