VIDEO-SYRI TV/ VKM-ja për shkrirjen e ASA-s, Përzhita: Vendimi politik, do e kundërshtojmë

18:02, 31/05/2023

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike Luan Përzhita reagoi pas miratimit të projektvendimit për transferimin e instituteve të ASA-s te Akademia e Shkencave. Në një intervistë për SYRI TV, Përzhita u shpreh se vendimi është politik e se do të ndjekin rrugën ligjore për të vijuar betejën e tyre.

Nga SYRI TV

Pas miratimit të projektvendimit për transferimin e Instituteve të Akademisë së Studimeve Albanologjike në Akademinë e Shkencave ka ardhur reagimi i menjëhershëm i rektorit të ASA-s Luan Përzhita.

Në një intervistë për SYRI TV, Përzhita u shpreh se vendimi është politik dhe se ndjen keqardhje, që politizojnë një institucion të tillë, që ka qëndruar larg politikës. Titullari i ASA-as tha se do të ndjekin rrugën ligjore për të vijuar betejën e tyre, e se ndihet i keqardhur për qasjen e politikës ndaj albanologjisë.

Në shkelje të plotë me ligjin është hapi i ndërmarrë nga qeveria për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, pas të cilës qëndron puna voluminoze e kërkuesve dhe profesorëve.

Një prej arsyeve kryesore të këtij vendimi sipas Nebi Bardhoshit, drejtuesit të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të artit është pamjaftueshmëria e burimeve njerëzore për vijueshmërinë e tri projekteve enciklopedisë, fjalorit dhe historisë nga ana e Akademisë së Shkencave, megjithëse inicuese e tyre ka qenë ASA.

Sipas projektvendimit, të gjitha asetet dhe studiuesit e ASA-s do të transferohen brenda muajit Dhjetor në Akademinë e Shkencave e çka nënkupton mosvijueshmërinë e kërcënimin e kërkimit shkencor në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco