Tregu i këmbimit valutor në Shqipëri, Euro në nivelin më të ulët historik

Tregu i këmbimit valutor në Shqipëri, Euro në nivelin më të ulët historik

14:31, 31/05/2023

Monedha evropiane Euro ka rënë nën nivelin e 110 lekëve, duke regjistruar kështu nivelin më të ulët historik në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet për vetëm 109.69 lekë. Në krahasim me fillimin e muajit, valuta evropiane është zhvlerësuar me 1.43 lekë.

Agjentë nga tregu valutor e lidhin rënien e monedhës së “bllokut” me sasinë e lartë të saj në treg, ndikuar edhe nga sezoni turistik veror.

Për shkak të prurjeve të larta, euro mund të zhvlerësohet edhe më tej duke iu afruar nivelit të 100 lekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco