SYRI TV/ Parandalohet atentati në Berat, ja kush u shpall në kërkim

13:35, 31/05/2023

Një tentativë për atentat, që do kryhej nga një grup kriminal ndaj një personi, është parandaluar nga policia në Berat. Në kërkim janë shpallur 3 anëtarët e grupit kriminal të identifikuar si Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora. Policia ka sekuestruar armë, silenciatorë, veshje kamuflazhi  radio marrëse-dhënëse dhe dylbi që do përdoreshin në vrasjen e një personi

SYRI TV

Një atentat që do të realizohej nga një grup kriminal është parandaluar në Berat.

Sipas policisë, mësohet se janë shpallur në kërkim tre persona, një nga Kosova, një nga Tirana dhe një nga Korça. Mësohet se tre të shpallurit në kërkim Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora, pjesëtarë të grupit kriminal do të kryenin atentatin ndaj një shtetasi.

Por në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur në ndjekje nga policia, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara. Shërbimet e policisë, si rezultat i kontrolleve të imtësishëm dhe informacioneve policore të siguruara, kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit, të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe  të një sasie municioni luftarak.

Në vijim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, nga kontrolli në banesën e Ermal Goras të shpallur në kërkim, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

Sendet e sekuestruara, sipas policisë, do të përdoreshin në vrasjen që ata do të kryenin në Berat. Madje policia po punon për të zbuluar edhe persona të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij plani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco