Këlliçi: Autobusi falas po i prin ndryshimit, është bërë pjesë e kryeqytetit

Këlliçi: Autobusi falas po i prin ndryshimit, është bërë pjesë e kryeqytetit

10:15, 22/04/2023

"Autobusi falas po i prin ndryshimit. Është bërë pjesë e qytetit, e banorëve, e të rinjve, në çdo cep të Tiranës." Kështu thotë Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Tiranën, i cili e ka pikë kryesore të programit të tij elektoral, bërjen e transportit publik pa pagesë për qytetarët e Tiranës.

Tashmë, autobusi i i ekipit të tij të fushatës, shihet në çdo kënd të qytetit duke transportuar edhe simpatizantë e qytetarë që dëshirojnë t'i bashkohen ndryshimit dhe duke përcjellë premtimin më madhor të Këlliçit për kreun e bashkisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco