VIDEO/ Fitër Bajrami festohet edhe në rrethe, besimtarët kryejnë faljen në xhami e sheshe

14:01, 21/04/2023

Fitër Bajrami, një nga festat kryesore të Islamit është festuar edhe në rrethe. Syri Tv sjell atmosferën nga falja e namazit të kësaj dite, ku besimtarët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje e dashurie.

Nga SYRI TV

Fitër Bajrami është kremtuar edhe në rrethe. Kjo festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit mysliman, ka mbledhur në xhamitë kryesore të qyteteve në vend besimtarë të shumtë të cilët kanë falur Namazin

Elbasan

Në Xhamitë e Qarkut të Elbasanit u zhvillua falja, ndërsa në Bulevardin kryesor të këtij qytetit u mblodhën mijëra besimtarë. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka u uroi festën të gjithë besimtarëve duke shpresuar se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë.

Durrës

Në Durrës besimtarët myslimanë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin pranë xhamisë. Ata kanë shkëmbyer mesazhe paqeje e dashurie me njeri-tjetrin.

FIER

Pas agjërimit edhe besimtarët myslimanë në Fier kanë festuar sot Fitër Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit të Fierit, ndërsa kreu e Myftinisë Fier Mikel Hazizolli ka përcjellë urimet për mirësi dhe harmoni

Shkodër

Edhe në Shkodër është kremtuar kjo ditë e rëndësishme, ku kanë ardhur mesazhe të shumta urimi. ….

Korçë

Qindra besimtare myslimanë falën namazin e kësaj dite edhe në Korçë. Riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili ka dhënë mesazhin dhe urimet për këtë ditë

Berat

Në Berat besimtarët falën Namazit e Bajramit në Pedonalen e qytetit. Imami Ferbent Durra ka dhënë mesazhe paqeje e dashurie , ndërsa besimtarët kanë uruar njëri tjetrin për më shumë dashuri e begati.

Vlorë

Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i miftynisë së Vlorës, Armand Asllani, i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit.

Kavajë

Në Kavajë falja është kryer në sheshin kryesor të qytetit. Pas agjërimit një mujor besimtarët tejet të shumtë në numër janë falur këtë mëngjes teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Kavaje Besnik Leçini.

Lezhë

Në Lezhë besimtarë të shumtë e falën namazin ku Myftiu Sadedin Kotrri, tregoi rëndësinë e kësaj feste dhe sakrificën në muajin e madhërishëm.

Lushnjë

Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë kryer faljen në sheshin kryesor të qytetit. faljen e drejtoi imami i xhamisë, ndërsa pas faljes fjalën përshëndetëse e mbajti myftiu i Lushnjës Gramos Blliku.

Kukës

Në Kukës, ceremonia kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Qytetit. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha, pas faljes së namazit të Fiter Bajramit ka uruar besimtarët.

Mesazhe urimi dhanë edhe qytetarët pas faljes së namazit të Fitër Bajramit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco