Berisha në Memaliaj: Kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, nuk e votojnë as socialistët

18:08, 20/04/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal në Memaliaj në vijim të turit elektoral për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Albert Malaj. 

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi kandidatët e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" të dalë nga vota e primareve, si figura të shquara dhe përfaqësues dinjitozë të qytetarëve. 

Ndërsa kandidatët e mazhorancës i quajti kandidatë të bodrumit të Edi Ramës të cilët nuk i votojnë as socialistët. 

"Unë u them ju se në gjithë karrierën time politike, nuk jam ngjitur ndonjëherë tjetër më krenarë para jush se sa sot, që unë paraqes kandidatin për qytetar të parë të Memaliajt, Albert Malaj. Alberti është një nga bijtë më të shquar, më të sprovuar, më të formuar, një nga përfaqësuesit më dinjitozë jo vetëm të Memaliajt, por edhe të Tepelenës, jugut dhe mbarë Shqipërisë. Alberti është kandidati i atdheut.

Pasi ai, i vendosur me të gjithë virtytet e tij i ka shërbyer flamurit kombëtar në zonat më të vështira të globit dhe kthehet këtu për të marrë përgjegjësi të mëdha. Alberti është njeri i përgjegjësive të mëdha. E dëgjova me kënaqësi, me interesim më të madh programin e tij, dhe mund të them se është një program i rimëkëmbjes së vërtetë, i transformimit të vërtetë dhe ndryshimit të madh të Memaliajt. 

Alberti do të jetë një shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve të kësaj bashkie, do të jetë një menaxher i talentuar dhe një drejtues i vendosur dhe me vizion. Programi që Alberti paraqiti këtu ishte sa konkret aq edhe vizionar, programi i një lideri të vërtetë që kërkon të transformojë Memaliajn, ndaj dhe Alberti na nderon secilin prej nesh sot.

Na nderon se është kandidati juaj, i votës tuaj, besimit tuaj, vullnetit tuaj dhe ju garantoj se ky standard që vendosëm është njëri nga standardet më të mira që ekziston në botë dhe ne jemi të vendosur ta zhvillojmë dhe konsolidojmë më shumë atë. Krahasoni ju Albertin me kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, i cili vetëm me qytetarët nuk komunikon, për të cilin nuk ka votuar qoftë edhe një socialist i vetëm në Memaliaj, për të cilin nuk është pyetur asnjë qytetar. 

Po kush e emëroi atë? E emëroi xhepi, vjedh para te qytetarët e ço para të shefi i tij, Edi Rama dhe fito kandidimin. Si ka mundësi të emërohet ai, si ka mundësi më thoni ju mua. As dega e PS-së nuk e voton. As socilistët nuk pyeten për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, i shkëputur tërësisht nga qytetarët, qoftë dhe socialistë", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco