A i dha porosi Escobar? Meta: Primaret, zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare

A i dha porosi Escobar? Meta: Primaret, zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare

14:15, 13/04/2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për takimin e zhvilluar dje me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.

Gjatë konferencës me gazetarët, Meta tha se përmes komunikatës zyrtare, i bëri të qarta qëndrimet e PL-së, teksa shtoi se marrëdhëniet me SHBA-të do jenë të hapura dhe të vazhdueshme.

Pyetje: A i dha porosi Escobar për aleatin e tij në zgjedhje?

Meta: Përmes komunikatës zyrtare i kam bërë të qarta çështjet kryesore dhe qëndrimet e PL-së. Marrëdhëniet tona janë të vazhdueshme dhe të hapura me SHBA-të. Kemi marrëdhënie të vazhdueshme në Tiranë dhe në Uashington. Është e rëndësishme që SHBA-të janë të përkushtuara për parimin e demokracisë në Shqipëri, nivelin e korrupsionit dhe të mbizotërojë demokracia dhe vullneti i lirë. Jam i bindur se kyebashkiakët e opozitës që vijnë përmes një procesi të jashtëzakonshme, Primaret, do të jenë zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare, si USSAID që ndihmojnë për të realizuar projekte. Parimet që ata do të udhëhiqen janë të transparencës dhe e qeverisëses së mirë. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të dalë fituese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco