Ekspertja zgjedhore: PS shpenzoi për 2 muaj 30 mijë dollarë me 4 faqe Facebook-u

Ekspertja zgjedhore: PS shpenzoi për 2 muaj 30 mijë dollarë me 4 faqe Facebook-u

22:07, 12/04/2023

Analistja zgjedhore, anëtare e KRIIK Albania, Antuela Malaj, u shpreh se partitë politike përdorin shumë më tepër para në fushatë, sesa ato që deklarojnë në KQZ.

Rasti konkret është partia në pushtet, PS-ja, të cilët përmes profileve në Facebook, kanë nisur fushatën e sponsorizimeve, në shifra mijëra euro. 

Ajo tregoi edhe një rast konkret, ku nga një auditim, rezultoi se vetëm 4 faqe Facebook-u që në dukje nuk kishin format politik, shpenzuan në vetëm 2 muaj rreth 30 mijë dollarë me postime pro PS-së.

"Ajo që ne kemi bërë, që ka qenë një nga fokuset tona lidhur me financimet, me FB, ne arritëm në rezultatin që jo vetëm pati para të shpenzuara nga partitë politike, por edhe nga faqe që nuk kishin të bënin fare me partitë politike. Kishte faqe të ndryshme që bënin pastime mbështetëse në favor të PS-së. Rezultoi që 4 nga këto faqe, shpenzuan për 2 muaj rreth 30 mijë dollarë, që nuk ishin të pasqyruara asgjëkundi në raportin e PS-së. KQZ në të gjithë auditimin që bëri për shpenzimet politike, nuk i konsideroi këto shpenzime.

Sikurse ishte rasti i zyrave zgjedhore dhe diferenca mes zyrave të raportuara nga partitë politike dhe atyre që ishin realisht në terren, ishte shumë e madhe. Ka disa probleme edhe në të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike të deklaruara. Ne kemi bërë shumë modifikime ligjore, por ka shumë për të bërë", tha Antuela Malaj në emisionin “Log” në Panorama TV. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco