Lika: Shuma marramendëse për parti që nuk kanë kandidatë, PD-ja e vertetë do ketë një fushatë të vështirë

18:59, 12/04/2023

Meri Likaj, audituese ligjore e ftuar ditën e sotme në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, tregoi përshtypjet e saj mbi nisjen e fushatës së Partisë Socialise, ku u shpreh se i ngjau me një mbledhje të zakonshme partie:

“Mua më la shijen e një mbledhjeje partie me tam-tamet e mbjelljes së pemëve, të atyre 1 milionëve që nuk e di se ku janë, nuk me la shije goditëse, por ishte si një inerci e vazhdueshme e PS në mandatin e fundit.”

Ndërsa në lidhje me rakordimin e fondeve për partitë politike në vend, që përfitojnë nga fondi vjetor, ku PS merr 150 milionë lekë, dhe PD e vulës nga e cila janë tërhequr shumë kandidatë 106 milionë lekë, Lika u shpreh se duhet ta kuptojmë se sa e vështirë do jetë fushata e Partisë Demokratike asaj të vërtetës, e cila do të bëhet me fondet e Partisë së Lirisë, ndërkohë që shuma marramendëse shkojnë për një parti pa kandidat.

"Ky fondi sot, duhet t'i ndajmë, ky ësht fondi i ndihmës për vitin 2023, ky nuk është i fushatës, fushata është veç dhe ky jepet vit për vit. Nëse të kujtohet në emisionin tënd kemi diskutuar njëherë që të thashë 'prit se kjo parti merr kaq lekë nga fondi vit për vit'. Unë e kam audituar ‘partinë e vulës’ në vitin 2021 dhe pagesat e tyre janë rroga, telefon, shërbime të tjera, reklama facebooku, janë publike të gjitha. Problemi është se është gjithë kjo parti me kaq shumë lekë që nuk do ketë më as kandidat, edhe e kam thënë në një shkrim timin që Yuri po na orientonte se ku duhet të votonim, atëherë mamaja ime e ka gjendjen civile në Vlorë, por do kë votojë në Vlorë nëse do të votojë këtë që i thotë Yuri Kim? Kë duhet të votojë në Vlorë? Sepse në Vlorë nuk ka kandidatë. Atëherë partia në një nga qytetet më të rëndësishme nuk ka akoma një kandidat. Tani Rama e di mirë që kush është opozota, ndërsa për pakicën ai e di shumë mirë që jo vetëm nuk është opozitë por i ka dhënë vulën që të bëjë punën e tij, është krahu i partisë socialiste, kundër opozitës, për të luftuar opozitën. Duhet ta kuptojmë tani sa e vështirë do jetë fushata e PD, e asaj të vërtetës, pa fonde, se do jetë me fondet e Partisë së Lirisë" u shpreh Lika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco