Sarandë/ Zhduken dy persona me precedentë të rëndë penalë, policia nis kërkimet

Sarandë/ Zhduken dy persona me precedentë të rëndë penalë, policia nis kërkimet

15:39, 12/04/2023

Burime konfidenciale bejnë me dije se prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46 - vjeçar, banues në fshatin Çukë, Sarandë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 - vjeçar, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës prej orësh po kryen kqyrje kamerash sigurie, kontrolle të ndryshme. Ndërkohë ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave. Edhe familjarët janë vënë në kërkim të tyre.

Kush janë:

1. Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë. I dyshuar si pjesmarrës në masakrën e Qafe-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Ne vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin qe drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndesh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehte me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnjë, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco