Urimi i Metës: 2023 të jetë një vit ndryshimi dhe i ndalimit të shpopullimit!

Urimi i Metës: 2023 të jetë një vit ndryshimi dhe i ndalimit të shpopullimit!

12:41, 27/12/2022

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit të shumëpritur dhe viti i frenimit të shpopullimit.

Ky është dhe urimi i tij për vitin e ri, duke theksuar që Shqipëria të ecë e sigurt si një vend që u përket të rinjve dhe të rejave.

“Uroj që për vendin tonë, 2023 të jetë një vit ndryshimi, një vit i një bashkëjetese sa më paqësore, sa më qytetare, sa më demokratike dhe mbi të gjitha të jetë viti i ndalimit të shpopullimit dhe viti kur Shqipëria të ecë e sigurt si një vend që u përket të rinjve dhe të rejave”, deklaron Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco