SYRI TV/ Tre vite pas tërmetit, shumë familje të pastreha: Kontrasti i premtimeve me realitetin

11:19, 27/12/2022

Tre vite pas tërmetit, shumë familje të prekura vijojnë të jenë të pastreha. Ata shpresuan tek premtimet e qeverisë dhe bashkisë Tiranë se do të merrnin banesa apo fondet e dëmshpërblimit, por nëse i referohesh informacioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, apo Avokatit të Popullit, shumë familje po enden dyerve të gjykatave. Në 9 zona të shpallura si projekte zhvillimore, realiteti duket krejt ndryshe, ndërsa shembja vijoi edhe pak ditë më parë tek ‘Myslim Keta’, ku 72 familje mbetën të pastreha pas shembjes së pallatit

SYRI TV

Dhe pse kanë kaluar tre vjet pas tërmetit të nëntorit 2019, ku mijëra qytetarë vijojnë të jenë të pastrehë. planet zhvillimore të bashkisë Tiranë vijojnë të kontestohen nga banorët, ku janë jo pak procese të hapura në Gjykatën Administrative këto të raportuara edhe nga Kontrolli i Lartë i shtetit apo edhe Avokati i Popullit.

Por qeveria vijon me deklarata e saj se po vijon me procesin e rindërtimit, madje sipas saj me ritme të shpejta, realiteti është krejt ndryshe ku shumë familje të mbetura të pastreha po enden dyerve të gjykatave, e të tjerë që nuk dinë se kur do të përfundojnë punimet e ka më fatkeq që janë nën ethet e shpërnguljes.

Në 9 zona zhvillimore në Tiranë, si Vaqar apo Zall Herr, janë vetë banorët që kontestojnë procesin e rindërtimit, që nuk është ai që server qeveria. Në shumë dalje, kryeministri i ka cilësuar si zona rezidenciale, për të cilat ka kërkuar edhe të mirëmbahen para syrit të publikut e të pastrehëve që me padurim presin të strehohen e të tjerë që i ndjekin nga ekrani me shpresën se do të jenë edhe ata përfitues.

Por këto zona si ajo e lagjes së re në Ndroq, mbeten të shkreta pavarësisht premtimit edhe të Veliajt se do ishin gati në vjeshtën e 2021, ku jo pak por ishin rreth 350 banorë që kontestuan. Sa i takon zonës së ‘5 Majit’, më 14 tetor 2021 fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit nisën rrënimin.

Mundi dhe kursimet e banorëve u shembën, madje banorët e kësaj zone këmbëngulën se shembja ishte e padrejtë, pasi dëmet nuk ishin të shkallës DS5 apo DS4. E kështu kalvari i shumë banorëve të shtëpive të shembura po vijon pasi s’kanë marrë dëmshpërblimin, e ndërkohë bashkia vijon shembjet tek Bregu i Lumit. Bashkia e Tiranës thotë se vijon planet e rindërtimit në Bërzhitë, Baldushk, Krrabë, Petrelë dhe Lagjen 13, ku sipas deklaratave publike janë 510 banesa individuale që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit. E ndërkohë sjellim në vëmendje dhe rastin e fundit të shembjeve pak ditë më parë tek ‘Myslim Keta’ ku shumë banorë mbetën në qiell të hapur në vigjilje të festave të fundvitit. 

Pak ditë më parë ishte FMN që sërish ngriti dyshime për abuzim me fondet e rindërtimit, e krahas apelit që bëri për koncesionet, kërkoi që të bëheshin publike edhe dokumentet e këtij procesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco