Kapen mijra euro në Morinë, procedohen penalisht dy shtetas

Kapen mijra euro në Morinë, procedohen penalisht dy shtetas

10:05, 27/12/2022

Goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.  

Sekuestrohen 28 500 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që nuk i deklaruan në PKK Morinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Morinë, Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e krimeve ndërkufitare.

Goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.  

Sekuestrohen 28 500 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që nuk i deklaruan në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh. 

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco