U godit për vdekje nga e dashura e mitur, nxënësit e mësuesit i japin lamtumirën 16-vjeçarit që u gjet i vdekur në Shkumbin

U godit për vdekje nga e dashura e mitur, nxënësit e mësuesit i japin lamtumirën 16-vjeçarit që u gjet i vdekur në Shkumbin

15:17, 23/12/2022

Ky është 16-vjeçari, i cili dyshohet se u godit për vdekje me mjet të mprehtë brenda një automjeti nga e dashura e tij.

Image

Krimi ndodhi pas një sherri mes çiftit brenda makinës ku ndodheshin të dy. 17-vjeçarja e goditi në kokë duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe më pas trupin e tij e hodhi në ujërat e Lumit Shkumbin.

Fillimisht u raportua për vdekje natyrale, por më pas u zbulua se kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja.

E mitura ndodhet në paraburgim dhe sipas policisë së Tetovës ka pranuar vrasjen e të dashurit të saj.

Ndërkohë nxënësit dhe mësuesit e shkollës Ekonomike ku studionte viktima i kanë dhënë lamtumirën e fundit 16-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco