Kalaja: Kauza jonë do vijojë, projekti i Teatrit të ri Kombëtar korruptiv

Kalaja: Kauza jonë do vijojë, projekti i Teatrit të ri Kombëtar korruptiv

09:20, 23/12/2022

Avokatja, Adriana Kalaja, e ftuar në Ora News, deklaroi se kauza e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të vijojë.

Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se nuk është kundër ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, por u shpreh se në sheshin ku ndodhej godina e vjetër, do të ndërtohet një qendër tregtare.

Gjithashtu Kalaja u shpreh se fillimet e punimeve për Teatrin Kombëtar bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallur antikushtetues vendimin e transferimit të pronës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë, duke detyruar Bashkinë Tiranë të kthejë pronën siç ka qenë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco