Mediu në Parlament: Duhet të jemi të preokupuar sa më shumë me atë që po ndodh në veri të Kosovës

Mediu në Parlament: Duhet të jemi të preokupuar sa më shumë me atë që po ndodh në veri të Kosovës

09:17, 23/12/2022

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur dje në Kuvend dhe ka vënë theksin tek situata e tensionuar në veri të Kosovës.

“Ne shqiptarët duhet të jemi të preokupuar sa më shumë me atë që po ndodh në veri të Kosovës”, tha Mediu.

Fjala e plotë:

Të nderuar kolegë deputetë!

Ajo që po ndodh në Shqipëri është e lidhur me gjeopolitikën dhe zhvillimet në rajonin tonë.

Unë kam ngritur shqetësime për situatën në Ballkan për një kohë të gjatë, por fatkeqësisht asnjëherë nuk kemi dëgjuar njëri-tjetrin dhe as kemi vepruar bashkë deri më tani dhe i bashkohem shqetësimit të kolegut Majko për situatën në Kosovë.

E theksoj edhe një herë:

Shpenzimet ushtarake në Serbi me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës kanë prapavijë dhe po zhvillohen në veri të Kosovës.

Kërkesa e Republika Srpska për t'u shkëputur nga BiH nuk është çmenduri e Dodik, as destabilizimi i Malit të Zi, por përpjekje e mirëkoordinuar e Moskës dhe Beogradit.

Ballkani është fronti i ri i konfliktit dhe interesave gjeopolitike të Putinit për një rend të ri botëror të Rusisë dhe Kinës, të cilët kanë një peshë të konsiderueshme politike, ushtarake dhe ekonomike në Ballkan.

Ajo që ndodhi në Kroaci nuk është thjesht një ngjarje e pamenduar.

Parlamenti kroat më 16 dhjetor hodhi poshtë propozimin për anëtarësimin e Kroacisë në Misionin e Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUMAM Ukraine).

Te dashur kolege

 Ne shqiptarët duhet të jemi të preokupuar sa më shumë me atë që po ndodh në veri të Kosovës.

Vuçiq ka vetëm një komandë dhe ajo vjen nga Putini dhe i shërben pushtetit të tij, pavarësisht përpjekjeve të bëra nga SHBA, NATO dhe BE për ta larguar atë nga Rusia dhe Kina.

Kërkesa e tij për vendosjen e forcave serbe në veri të Kosovës është vetëm hapja e një diskutimi diplomatik, i cili me mbështetjen e Rusisë dhe mbështetjen e Kinës mund të shndërrohet në agresion kundër Kosovës dhe gjithë rajonit.

Synimi i Vuçiqit është të heqë Kosovën dhe Malin e Zi nga harta e Ballkanit si shtete të pavarura.

Duhet të lexojmë me kujdes dhe të kuptojmë se çfarë ka deklaruar presidenti Milo Gjukanoviç për Ballkanin e hapur dhe ekspansionin serb si dhe depërtimin e Rusisë dhe Kinës në rajonin tonë.

Prandaj, është e nevojshme që sa më shpejt që të jetë e mundur, në bashkëpunim me vendet e tjera të NATO-s në Ballkan, veçanërisht me qeverinë kroate dhe malazeze, të diskutohet ku përfshihet Kosova, të ndalen konfliktet në Ballkan dhe zgjerimi serb (rus dhe  kineze).

Kjo çështje duhet të diskutohet urgjentisht në NATO dhe ne jemi anëtarë të saj.

Duhet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në koordinim me SHBA-në, duke pasur parasysh faktin se ne jemi anëtarë jo të përhershëm të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco