VIDEO/ Gjimnazisti 'gozhdon' Ramën, Berisha: Zëri i tij meriton të dëgjohet

13:18, 01/11/2022

Edhe kryetari demokrat, Sali Berisha publikoi sot një përballje të vërtetë dhe kurajoze të një riu gjimnazist në Ersekë, me kryeministrin e vendit Edi Ramën.

“Zëri i një gjimnazisti meriton të dëgjohet! Përgjigja është vetëm ndryshimi!” shkruan Berisha.

Përballë të ashtuquajturave investime që Rama po propagandon bashki më bashki, nxënësi në video përshkruan realitetin e shkollës ku ai mëson: pa banka, pa laboratorë, pa palestër funksionale, pa fushë futbolli dhe mbi të gjitha, as internet në shkollë.

Por, të bën akoma më përshtypje rrjedhshmëria e gjimnazistit, kur ai i ngre problemet njërin pas tjetrit dhe në fund e pyet direkt Ramën se çfarë do të bëjë konkretisht për të ndaluar “hemorragjinë” e rinisë, largimin e saj gati pa mbaruar as gjimnazin, nga ky vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco