Bogdani: Premtoj transparencë, do t'i shërbej qytetarëve! Veliaj, e keqja e Tiranës! PD bashkohet në fushatë

21:19, 31/10/2022

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, shpalli sot kandidaturën në primare për Bashkinë Tiranë. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bogdani deklaroi se Erion Veliaj është e keqja e Tiranës.

Sipas tij, në fund fare s’ka rëndësi kush del nga primaret, por të dalë një Parti Demokratike e bashkuar. Bogdani theksoi se ka mbështetjen e çdo demokrati të Tiranës.

"Erion Veliaj është e keqja e Tiranës. S'ka rëndësi kush del nga primaret, por të dalë një PD e bashkuar. Jam ftuar në PD nga Sali Berisha. Kam mbajtur qëndrim korrekt me të gjithë demokratët.

Sfida që kemi përpara nuk bëhet nëse s'jemi të gjithë bashkë. Kam mbështetjen e çdo demokrati të Tiranës. Kam besimin që baza e PD do të jetë e bashkuar në fushatë.

Modeli im është totalisht ndryshe. Veliaj ka firmosur mijëra leje ndërtimi. Në radhë të parë, do jem një model që qeveris me nivel e transparencë. Do jem një model për qytetarët."-tha Bogdani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco