Gjokutaj: PD-PL ndajnë vlera të njëjta! Marrëveshja Berisha-Meta në një moment historik

20:56, 31/10/2022

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv komentoi marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë e cila u nënshkrua pak ditë më parë.

Genc Gjokutaj u shpreh se të dyja partitë ndajnë vlera të njëjta ndërsa theksoi se kjo aleancë mes Sali Berishës e Ilir Metës vjen në një moment historik.

"Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ndajnë vlera të njëjta. Kjo aleancë vjen në një moment të rëndësishëm historik."-tha Gjokutaj.

Ai deklaroi më tej se marrëveshja përfshin daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco